Gasol: të luaja më vëllanë tim...

Basketboll

Gasol: të luaja më vëllanë tim...

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 11:06
Gasol: të luaja më vëllanë tim...

Basketbollisti spanjoll Pau Gasol ka luajtur për 7 sezone me Lakers (2008-2014), duke fituar 2 tituj kampionë në NBA (2009, 2010). Në atë kohë, me ekipin kalifornian luante edhe Kobe Bryant dhe ata të dy formuan një dyshe fituese.

40-vjeçari spanjoll nuk luan prej një viti (hera e fundit në NBA me Milwaukee).

Gjithsesi, ai është gati të rikthehet në fushë dhe të luajë sërish me Lakers, ku pak ditë më parë firmosi edhe vëllai i tij Marc Gasol.

“Do të ishte diçka speciale të luaja sërish me Lakers dhe të luaja më vëllanë tim Marc.

Gjithsesi, jam në një pozitë që nuk mund të kërkoj shumë.

Nuk kam 10 kontrata dhe mund të zgjedh. Dua të ndjej që ekipi ka nevojë për mua. Dua të argëtohem duke luajtur”, tha Pau Gasol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat