Giannis në dilemë për të ardhmen

Basketboll

Giannis në dilemë për të ardhmen

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:00
Giannis në dilemë për të ardhmen

Basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo ka kohë deri më 21 dhjetor, një ditë para fillimit të sezonit të ri, për të vendosur për të ardhmen e tij.

Lojtari ka mundësinë që të firmosë shtyrjen e kontratës me Milwaukee Bucks, nga e cila do të arkëtonte 228 milionë dollarë për 5 vitet e ardhshme.

Duke folur për të ardhmen e tij, 2 herë MVP i sezonit të rregullt në dy sezonet e fundit, tha: “Jam përqendruar tek ajo që ndodh në fushë. Për kontratën po bisedojnë menaxheri im dhe klubi. E di që rinovimi i kontratës është i rëndësishëm për NBA-në, për Milwaukee dhe basketbollin”.

“Unë dua të përmirësohem si basketbollist nga dita në ditë, nga sezoni në sezon dhe fitoj titullin kampion në NBA. Ky është objektivim im dhe jo skuadra ku luaj.

Natyrisht që dua një ekip fitues, pasi ky është sport ekipor, ku të gjithë kontribuojnë te fitorja”, u shpreh Giannis Antetokounmpo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat