Radoviç: Vendimi për ndërprerje të bashkëpunimit ishte i klubit, jam i lirë për oferta!

Basketboll

Radoviç: Vendimi për ndërprerje të bashkëpunimit ishte i klubit, jam i lirë për oferta!

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:21
Dragan Radovic

Skuadra e basketbollit, Golden Eagle Ylli ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin, Dragan Radovic.

Klubi i Yllit pas disa rezultateve negative në basketbollin vendor ka njoftuar se ka ndaluar bashkëpunimin me trajnerin e njohur, Dragan Radovic.

Trajneri i Yllit, Radovic ka potencuar se vendimi për largimin e tij ka qenë i klubit, ndërsa ka potencuar se është trajneri i lirë dhe po pret ofertat.

“Ishte vendim i klubit. Sa i përket të ardhmes, jam trajner i lirë dhe tani do të shohim”, tha shkurtimisht Dragan Radovic.

Golden Eagle Ylli aktualisht ndodhet në vendin e dytë me 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat