Shtohet konkurrenca

Basketboll

Shtohet konkurrenca

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 17:23
James Harden

Pas Brooklyn dhe Golen State dy skuadra të tjera të NBA-së kanë shprehur interes për të marrë James Harden.

Lojtari luan me Houston Rockets, por ka shprehur prej kohësh dëshirën për t’u larguar nga ekipi teksan, ku nuk ka fituar thuajse asgjë.

Sipas mediave amerikane, edhe ekipet e Philadelphia e Miami janë interesuar për lojtarin.

Madje Philadelphia ka bërë me dije se është gati të ofrojë në shkëmbim lojtarin Ben Simmons si dhe 3 zgjedhje të parë në draft.

Ndërsa Miami është gati të investojë te “mjekra” edhe pse ende nuk dihet se çfarë do të ofrojë në shkëmbim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat