Kapiten, çfarë po ngjan me Sigal Prishtinën?

Basketboll

Kapiten, çfarë po ngjan me Sigal Prishtinën?

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 18:26
Kapiten, çfarë po ngjan me Sigal Prishtinën?

Sigal Prishtina nuk është ekip i lagjes, as i fshatit, as pa traditë, por është klub i më i trofeshëm në Kosovë! 
SIgal Prishtina e madhe vetëm në letër tash për tash, sepse në renditje është në fund! 

Një klub me traditë, plot 11 ndeshje, ka 3 fitore dhe ka 8 humbje, është bilanci më trishtues në histori të klubit! 

A mos vallë, se askujt brenda klubit nuk i lë përshtypje edhe fundosja në renditje apo më nuk po e do, edhe nuk po e do! Kapiteni i ekipit është Edmond Azemi, një 40-vjeçar apo më besniku i këtij klubi, që së së paku ka faj për këtë krizë që është thelluar klubi! 

Një Prishtinë me traditë, sot u deshtë të jetë shembull edhe për disa shtetet e rajonit, për disa, se dorën në zemër Kosova kurrë nuk ka pasur traditë të kësaj loje apo ndonjë rezultat në konkurrencën e meshkujve, këtë e dini të gjithë, mos ta gënjejmë opinionin!  Prishtina të gjendet në këtë pozitë, shumë keq!

Edhe tifozët e saj “Plisat” sigurisht nuk po ndihen qetë dhe do ta humbin durimin, sepse këto rezultate janë shqetësuese! Edmond Azemi, si kapiten, si veteran, duhet ta marr guximin dhe të flet hapur, pa dorëza, të tregojë vetëm të vërtetën e këtij klubi. Azemi nuk duhet të flet me gjuhë diplomatike por me gjuhën e të vërtetës!

Nëse flet me gjuhën diplomatike, më mirë hesht dhe vetëm hesht!

Me heshtje gjithmonë i kemi zgjidhur problemet sepse jemi fundosur mirë! Çfarë po ngjan me Sigal Prishtinën, në vend të parafundit me vetëm 14 pikë dhe Trepça në fund me 13 sosh! Kryesia e Sigal Prishtinës, si do të veprojë dhe a kanë plan konkret, apo janë pajtuar me këtë fat!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat