Rifati në ‘kali të bardhë’: Pa frikë, pa panik, unë jam këtu 

Basketboll

Rifati në ‘kali të bardhë’: Pa frikë, pa panik, unë jam këtu 

Nga: K.Goca Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 21:16
Rifati në ‘kali të bardhë’: Pa frikë pa panik, unë jam këtu 

Kryetrajneri i klubit të basketbollit, Arbnor Rifati, duket se ka hipur në kali të bardhë, pas fitores së sotme me rezultat 88:82 ndaj Rahovecit. 

Rifati ka bërë një punë të mirë dhe e cila po i shpërblehet me rezultate!

Nga 11 ndeshje, ka 8 fitore e 3 humbje, kjo është dëshmia më e mirë e punës së madhe në këtë mjedis, ku ka disiplinë dhe rregull, mbi të gjitha punojnë të gjithë për një dhe një për të gjithë.

“Pa frikë, pa panik, unë jam këtu.

Fitorja e 6-të me radhë”, ka shkruar Rifati në profilin e tij në facebook.

Rahoveci kryeson në saje të koshdallimit më të mirë, ka 19 pikë, sa ka edhe Ponte Prizreni, që zë pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat