Thyhet rekordi

Basketboll

Thyhet rekordi

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 13:32
Thyhet rekordi

Giannis Antotekounmpo dhe Milwaukee Bucks po bëhen dalëngadalë edhe fytyra e ligës më të fortë në botë.

“Drerët” realizuan fitore të thellë mbrëmë ndaj rivalëve më të fortë të konferencës së lindjes, Miami Heat.

Milwaukee triumfoi me rezultatin 144-97, në një ndeshje që u karakterizua nga goditjet e sakta për tre pikë.

Plotë 29 trepikësha u shënuan nga “bardhë e gjelbërtit” të cilët kështu thyen rekordin e Rockets prej 27 tresheve në një duel.

Plotë 12 lojtarë arritën që të realizonin të paktën nga një treshe, teksa u udhëhoqën nga Jrue Holiday që gjeti koshin nga largësia në plotë gjashtë raste.

Lojtari më i mirë i skuadrës, pikërisht greku Antetokoumpo ishte i vetmi që nuk shënoi trepikësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat