Arbnor Rifati, trajner i vitit në basketboll!

Basketboll

Arbnor Rifati, trajner i vitit në basketboll!

Nga: K.Goca Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 15:29
Arbnor Rifati, trajner i vitit në basketboll!

Djaloshi që vjen nga një familje me traditë të basketbollit, edhe sukseset nuk i mungojnë. 

Babai i tij, Tajari, tërë jetën ia kushtoi basketbollit, po ashtu edhe motra e tij, Anduena, ka qenë prej basketbollisteve më të mira, nëse merren për bazë të gjitha këto, atëherë duhet nisur nga ajo thënja popullore: Dardha pikë ndër dardhë. Kështu është me Arbnorin.

Arbnori është trajneri që i dha shkëlqim Superligës së Kosovës. 

Ai me ekipin e Ponte Prizrenit me plot meritë janë në krye të tabelës me gjithsej 21 pikë apo 9 fitore dhe 3 humbje.

Sukseset e vjeshtës e bëjnë trajnerin më të mirë në Superligë, la pas pas vetes skuadrat e mëdha, si Pejën, Bashkimin, aq me keq Sigal Prishtinën dhe Trepçën në fund të tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat