Bakeri ‘shkeli’ Kastriotin, Bashkimi më i mirë se Penza 

Basketboll

Bakeri ‘shkeli’ Kastriotin, Bashkimi më i mirë se Penza 

Nga: K.G. Më: 23 janar 2021 Në ora: 19:02
Vëllaznimi

Vashat e Kastrioti nga Ferizaj sot si vendas pësuan humbje me rezultat 102:52 (27:12, 27:15, 22:13, 26:12) nga Vëllaznimi i Gjakovës, në takimin që u luajt në palestrën e sportit "Bill Clinton" në Ferizaj. 

Basketbollistja Raven Northcross-Baker ishte e pandalshëm dhe me 48 pikët e saj “shkeli” ferizajaset, e ndihmuar nga Sarah Mgbeike, që realizon 30 pikë. Te Kastrioti u dallua Andria Iavarone, që shënoi 30 pikë.

Bashkimi nga Prizreni triumfon me rezultat 85:74 (26:22, 21:18, 16:20, 22:14) kundër Penzës.

Lejzae Davidson me 32 pikë dhe Aisha Balarabe 24 pikë, ishin me efikaset të Bashkimi, ndërsa te Penza Gabrielle Cooper me 22 pikë.
Bashkimi kryeson me 21 pikë, pasojnë Vëllaznimi 20, Kosovahome Prishtina 16, Penza 16, Kastrioti 12, Trepça 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat