Prishtina kundër Pejës

Basketboll

Prishtina kundër Pejës

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:39
Prishtina kundër Pejës

Dita e ditë e Final 8 Kupës së Kosovës #VllesaPagesa do të sjellë përballje shumë interesante.

Takimi i parë do të jetë ndërmjet Marigona Hill Prishtinës dhe AS Prishtinës në gjysmëfinale të Kupës së Ligës së Parë. Fituesi i këtij dueli do të ndeshet me RC Cola Dritën, ditën e premten.

Ponte Prizreni-Vëllaznimi është një sfidë shumë interesante, ku të dy skuadrat do të japin maksimumin për të triumfuar dhe për të kaluar në gjysmëfinale. Garat e Kupës dhurojnë befasi, andaj nuk ka favoritë.

Përballja e fundit e ditës së sotme është mes rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Pejës dhe Sigal Prishtinës. Trofeu i Kupës është shumë i dëshiruar për këto dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës.

Takimi pritet të jetë shumë interesant, ashtu siç kanë qenë përballjet mes këtyre dy skuadrave.

Orari

E enjte

13:00 Marigona Hill Prishtina - AS Prishtina

16:00 Grupi D: Ponte Prizreni - Vëllaznimi

19:00 Grupi A: Peja - Sigal Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat