Me emër të ri Superliga e femrave të Kosovës 

Basketboll

Me emër të ri Superliga e femrave të Kosovës 

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 18:31
Tea Belegu dhe Elvira Dushku

Të mërkurën në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është nënshkruar marrëveshja mes FBK-së dhe Kompanisë EBC Cosmetics. 

EBC Cosmetics do të jetë sponsor i Superligës së Femrave dhe tashmë kjo garë do të quhet EBC Superliga e Femrave. 
Marrëveshjen e kanë nënshkruar Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së dhe Tea Belegu, përfaqësuese e EBC Cosmetics.

“Ne jemi shumë të lumtur që kemi një sponsor në elitën e basketbollit të femrave. Federata e Basketbollit e Kosovës gjithmonë është angazhuar që të masivizojë basketbollin e Kosovës dhe në veçanti të femrave. Garat e basketbollit te femrat kanë shumë rëndësi për FBK-në.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të jetë një ndihmesë e madhe për klubet e Superligës së Femrave, por edhe për basketbollin e femrave në përgjithësi. Ne jemi falënderues për EBC Cosmetics, që përkrah basketbollin e femrave, në një kohë aspak të lehtë, kur vendi dhe globi po përballet me pandeminë e Covid-19”, është shprehur Dushku.

Në anën tjetër, Belegu ishte krenare që EBC Cosmetics do të jetë sponsore e Superligës së Femrave. “Si kompani jemi shumë krenarë që do të jemi sponsor të Superligës së Femrave.

Ne do të mundohemi të japim ndihmën tonë për basketbollin e femrave. Besoj se bashkëpunimi do të vazhdoj për një kohë të gjatë. Jemi të lumtur që po bashkëpunojmë me Federatën e Basketbollit të Kosovës”, ka thënë Belegu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat