Basketbollisti amerikan largohet nga Golden Eagle Ylli

Basketboll

Basketbollisti amerikan largohet nga Golden Eagle Ylli

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 15:34
Basketbollisti amerikan largohet nga Golden Eagle Ylli

Fundori amerikan, Griffin Ramme, ka njoftuar se më nuk do të jetë pjesë e KB Golden Eagle Yllit.

Përmes një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Instagram’, Ramme ka njoftuar se do të rikthehet te skuadra shqiptare, Goga Basket.

Ramme ka bërë të ditur se te suharekasit ishte transferuar në formë huazimi nga Goga Basket, atje ku do të rikthehet tani, pasi do të rifillojë basketbolli në Shqipëri.

Griffin Ramme ka falenderuar Yllin për mundësinë e dhënë, teksa iu ka uruar fat në rrugëtimin e tyre..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat