Kosova para sfidave parakualifikuese

Basketboll

Kosova para sfidave parakualifikuese

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 11:09
Kosova para sfidave parakualifikuese

Bordi i FIBA Evropës i ka besuar Federatës së Basketbollit të Kosovës edhe një ngjarje të rëndësishme, siç është Dritarja e Tretë e parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Më 18 dhe 20 Shkurt do të zhvillohen ndeshjet e fundit në Grupin B, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet tutje. Dy vendet e para kualifikohen tutje.

Islanda ka tri fitore dhe një humbje, Kosova dhe Sllovakia nga dy fitore dhe dy humbje, ndërsa Luksemburgu një fitore dhe tri humbje. Dardanët me dy fitoret në shtëpi do të kualifikoheshin tutje.

Basketbollistët e Kosovës që disa ditë janë akomoduar në hotelin “Four Points by Sheraton Prishtina City”, në afërsi të Prishtinës, kurse nga dita e martë kanë filluar përgatitjet.

Të hënën po ashtu kanë stërvitur edhe Islanda, Sllovakia dhe Luksemburgu. Të gjitha kombëtaret janë akomoduar në hotelin “Four Points by Sheraton Prishtina City”, që është i mbyllur për mysafirët tjerë. Po ashtu Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është i mbyllur për klubet dhe garat tjera.

Orari

18 Shkurt

16:00 Sllovakia-Islanda

19:00 Kosova-Luksemburgu

20 Shkurt

16:00 Luksemburgu-Islanda

19:00 Kosova-Sllovakia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat