FBK arrin marrëveshjen

Basketboll

FBK arrin marrëveshjen

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:17
FBK arrin marrëveshjen

Sot Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka arritur marrëveshje me dy partnerët mediatik ArtMotion dhe Kujtesa për transmetimin e të gjitha ndeshjeve dhe garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës në këto dy platforma të mëdha të Kosovës.

Falë konstruktivitetit trepalësh, Federata e Basketbollit e Kosovës ka hyrë në partneritet me dy nga platformat më të mëdha dhe më të fuqishme të Kosovës për të qenë sa më afër audiencës dhe tifozëve të basketbollit të Kosovës, që në këto kohë të pandemisë nuk kanë mundur t’i ndjekin skuadrat e tyre të preferuara në palestër, për shkak të masave anti-Covid19.

Nga nesër e deri në fund të stinorit 2023-24 basketbolli i Kosovës do të transmetohet drejtpërdrejt në shumicën dërmuese të televizioneve kosovare që janë klientë të dy partnerëve mediatikë të federatës nga sot e tutje.

FBK është duke bërë përpjekje maksimale që ndeshjet e basketbollit t’iu sjellim në shtëpitë tuaja dhe me cilësi sa më të lartë dhe profesionale, ndërsa raportimi i ndeshjeve, fotografitë, Highlights dhe intervistat pas takimeve, janë vetëm disa nga shërbimet që FBK dhe partnerët e saj i sjellin enkas për adhuruesit e basketbollit dhe mediat tjera në vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat