Bashkimi zyrtarizon trajnerin e ri, vjen nga Kroacia

Basketboll

Bashkimi zyrtarizon trajnerin e ri, vjen nga Kroacia

Më: 6 mars 2021 Në ora: 16:51
Franko Sterle

Bashkimi ka prezantuar trajnerin e ri pas shkakrimit të Illmen Bajra.

Franko Sterle do të jetë kryetrajneri i ri i KB Bashkimit.

Ai do ta udhëheq skuadrën nga Prizreni për pjesën e mbetur të kampionatit.

Sterle vjen nga skuadra që aktualisht kryeson në kampionatin kroat, Zadar, tek e cila është angazhuar si ndihmëstrajner që nga viti 2014.

Ai te kjo skuadër së fundi ishte ndihmësi i kryetrajnerit Veljko Mršić, i cili po ashtu është edhe përzgjedhësi i reprezentacionit A të Kroacisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat