Philadelphia 76ers si liderë të Konferencës Lindore mposhtën Washington Wizards

Basketboll

Philadelphia 76ers si liderë të Konferencës Lindore mposhtën Washington Wizards

Më: 13 mars 2021 Në ora: 11:44
Philadelphia 76ers si liderë të Konferencës Lindore mposhtën Washington Wizards

Në mbrëmjen e kaluar në ligën e basketbollit amerikan, NBA janë zhvilluar disa ndeshje interesante.

Philadelphia 76ers si liderë të Konferencës Lindore mposhtën Washington Wizards me rezultat 127:101.

Basketbollisti kryesor i 76ers, Joel Embiid shënoi 23 pikë dhe shtatë kërcime por luajti vetëm 20-të minuta, pasi që lëndoi këmbën e majtë pas një aksioni që e realizoi me ngulitje.

Për vendasit më efikasi ishte Russell Westbrook që realizoi 25 pikë dhe tetë asistime, por të pamjaftueshme për skuadrën e Wizards.

Ndeshja më garuese e mbrëmjes është luajtur në Memphis, ku vendasit u mposhtën nga Denver Nuggets me rezultat 103:102.

Nikola Jokiq ishte më efektivi te Denveri duke luajtur me 28 pikë dhe 15 kërcime, ndërsa te Memphis më i miri ishte Blandon Clarke me 20 pikë.

Ndeshja tjetër interesante u zhvillua në “Staples Center”.

Los Angeles Lakers fituan me rezultat 105:100 ndaj Indiana Pacers.

Lakers edhe pse pa një nga lojtarët kryesor, Anthony Davis, mposhti Pacers pas një paraqitje mjaftë të mirë të Kyle Kuzma që shënoi 24 pikë dhe 13 kërcime.

Malcolm Brogdon ishte më efikasi në ndeshje duke shënuar 29 pikë por mysafirët nuk arritën fitoren.

Këto janë të gjitha rezultatet e mbrëmjes:

Philadelphia 76ers – Washington Wizards 127:101

Memphis Grizzlies – Denver Nuggets 102:103

Cleveland Cavaliers – New Orelans Poelicans 82:116

Miami Heat – Chicago Bulls 101:90

Orlando Magic – San Antonio Spurs 77:104

Houston Rockets – Utah Jazz 99:114.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat