New Basket-AS Prishtina, ndeshja më interesante

Basketboll

New Basket-AS Prishtina, ndeshja më interesante

Më: 16 mars 2021 Në ora: 15:27
New Basket-AS Prishtina, ndeshja më interesante

Nga dita e martë e deri të premten do të zhvillohet xhiroja e 15-të në Ligën e Parë në basketboll te meshkujt.

Takimi i parë do të jetë ndërmjet RC Cola Dritës dhe Feronikelit. Gjilanasit janë në vendin e parë me 13 fitore dhe vetëm një humbje, derisa Feronikeli ka tri fitore dhe 10 humbje.

Të enjten do të zhvillohet dueli kryesor i kësaj xhiro ndërmjet New Basket dhe AS Prishtinës që do të transmetohet në Kujtesa dhe ArtMotion. Prizrenasit kanë tetë fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa prishtinasit 11 fitore dhe dy humbje, duke synuar vendin e parë në renditje.

Istogu, që ka 12 fitore dhe dy humbje do të sfidohet nga Megasports, që ka katër fitore dhe 10 humbje. Të premten do të përballen dy skuadrat prishtinase Marigona Hill Prishtina-Prishtina e Re.

Ndeshja e fundit për këtë xhiro është ndërmjet Lipjanit dhe Vushtrrisë. Skuadra nga Lipjani ka një fitore dhe 13 humbje, ndërsa vushtrriasit gjashtë fitore dhe tetë humbje.

Liga e Parë - Java 15

E martë

19:00 RC Cola Drita - Feronikeli

E enjte

18:30 NEW Basket-AS Prishtina (KUJTESA/ART MOTION)

E premte

17:00 Megasports - Istogu

18:15 Marigona Hill Prishtina - Prishtina e RE

19:30 Lipjani - Vushtrria

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat