Trepça nuk duron, ia tregon derën Ivanit

Basketboll

Trepça nuk duron, ia tregon derën Ivanit

Më: 23 mars 2021 Në ora: 13:30
Trepça nuk duron, ia tregon derën Ivanit

Klubi i basketbollit Trepça nga Mitrovica nuk duron, shkëput kontratën basketbollistit Ivan Koljeviq. Mitrovicasit ia tregojnë derën Ivanit. 

“Të vetëdijshëm se rezultati i ndeshjes me Vëllaznimin ishte dëshpërues për tifozët tanë të shumtë e të zjarrtë, mund të garantojmë të gjithë që po angazhohemi për ta mbajtur klubin dhe skuadrën në nivelin më të lartë.  

Si pjesë e këtij synimi, kryesia e klubit ka analizuar gjendjen në skuadër dhe sjelljet dhe angazhimin e akterëve para, gjatë dhe pas ndeshjes me Vëllaznimin. 

Pas analizës së thuktë dhe shqyrtimit të të gjitha fakteve, kryesia e klubit ka vendosur të shkëpus kontratën me basketbollistin Ivan Koljeviq. 

Ai gjatë dhe pas ndeshjes me Vëllaznimin ishte destruktiv në raport me skuadrën. Ka fyer kryesinë, trajnerin dhe lojtarët e tjerë.  
Është hera e dytë që lojtari në fjalë bën sjellje jo të mira dhe jo të pranueshme. 

Hapësirë për falje më nuk ka, sidomos pas postimit të tij të fundit. Pa biseduar as me kryesinë e as me asnjë anëtar të klubit ai deklaron se shkon për shkaqe familjare, gjë që nuk është e vërtetë. 

Të gjithë që vinë në klubin tonë duhet ta kuptojnë që duhet respektuar fanella dhe qyteti, sepse ky qytet ka bërë shumë sakrificë për Trepçën tonë.  

Klubi është mbi të gjitha! Vazhdojmë para për një Trepçë, çfarë e meritojnë Torcida e Mitrovica”, njofton KB Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat