Brooklyn Nets gati bëjnë super-transferimin e radhës

Basketboll

Brooklyn Nets gati bëjnë super-transferimin e radhës

Më: 27 mars 2021 Në ora: 23:20
LaMarcus Aldridge

Brooklyn Nets janë gati të bëjnë çmendurinë e radhës në transferime.

Sipas mediave amerikane, basketbollisti i San Antonio Spurs, LaMarcus Aldridge është gati të transferohet tek Brooklyn Nets.

Aldridge ishte pjesë e Spurs që nga viti 2015 ku u transferua nga Portland Trail Blazers. 35 vjeçari ka regjistruar shtatë paraqitje në “NBA All-Star”.

Ai ka një mesatare të karrierës prej, 19.4 pikësh, 8.3 kërcime dhe dy asistime.

Brooklyn Nets ende nuk kanë zyrtarizuar transferimin e tij, por sipas “SportsCenter” dhe “ESPN”, Aldridge është gati të nënshkruajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat