“Final 4” i Kupës në Ligën e Parë të Femrave

Basketboll

“Final 4” i Kupës në Ligën e Parë të Femrave

Më: 2 prill 2021 Në ora: 13:04
“Final 4” i Kupës në Ligën e Parë të Femrave

Në fundjavë do të zhvillohet “Final 4” i Kupës në Ligën e Parë të Femrave, ku priten ndeshje mjaft interesante, me skuadrat më të mira të kësaj lige.

Kupa organizohet nga Klubi AA Prishtina dhe të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në “ISP MARIGONA”.

Në gjysmëfinalen e parë do të takohen United Basketball dhe Junior 06, derisa në gjysmëfinalen e dytë AA Prishtina dhe Vushtrria.

Sa për kuriozitet të gjitha këto katër skuadra kanë grumbulluar nga 21 pikë në Ligën e Parë të Femrave apo nga nëntë fitore dhe tri humbje, andaj në garat e Kupës priten ndeshje interesante dhe të barabarta.

Ky turne i Kupës zhvillohet në kuadër të kampanjës “Her World, Her Rules”.

"Her World, Her Rules" është një projekt unik dhe fushatë në mediat sociale, e udhëhequr nga FIBA Europe që ka për qëllim të promovojë basketbollin e femrave dhe vajzave nëpër Evropë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që realizohen në partneritet me Federatat Nacionale.

Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program tash e tre vite dhe është duke e implementuar me mjaft sukses këtë projekt.

Final 4

E shtunë

13:30 United Basketball - Junior 06

15:30 AA Prishtina - Vushtrria

E diel

15:30 Ndeshja Finale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat