Kuzma - lojtari më i mirë

Basketboll

Kuzma - lojtari më i mirë

Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:17
Kuzma - lojtari më i mirë

Los Angeles Lakers ka triumfuar në udhëtim te Sacramento Kings me rezultat bindës 115-94.

Kyle Kuzma ka qenë lojtari më i mirë në këtë ndeshje, duke shënuar 30 gola, tri asistime dhe pesë kërcime.

Skuadra ne Los Angeles po luan pa dy yjet e skuadrës, LeBron James dhe Anthony Davis, të cilët vazhdojnë të jenë të lënduar.

Ata kësisoj edhe kanë humbur pozitën e dytë në tabelë, derisa tani kanë 31 fitore dhe 18 humbje, duke u renditur kështu në vendin e katërt.

Ndeshja e ardhshme e tyre do të jetë në shtëpi ndaj Clippers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat