Nets mposhtin Celtics në derbin e mbrëmjes

Basketboll

Nets mposhtin Celtics në derbin e mbrëmjes

Më: 24 prill 2021 Në ora: 11:26
Nets mposhtin Celtics në derbin e mbrëmjes

Basketbolli amerikan si çdo natë edhe natën e kaluar ka pasur takime interesante që janë zhvilluar.

Dueli i dy kandidatëve për MVP, në mes të Nikola Jokic dhe Stephen Curry u fitua nga ky i fundit.

Skuadra ku luan Curry, Golden State Warriors mposhtën Denver Nuggets me rezultat 118-97.

Fundori Steph Curry vazhdoi formën e mirë edhe ndaj Nuggets duke realizuar 32 pikë në fitoren e 30-të të skuadrës, aq sa kanë edhe humbje, mirëpo që gjenden në pozitën e nëntë në Konferencën Perëndimore.

Kundërshtari i Curryt në garën për MVP, Nikola Jokic nuk ishte në ditën e tij duke shënuar 19-të pikë dhe duke e konstatuar mendimin e shumë analistëve që në ndeshje të mëdha shpesh herë lë për të dëshiruar me performanca.

Ndeshje tjetër interesante u zhvillua në Oklahomë.

Skuadra vendas OKC u mposhtën nga Washington Wizards me rezultat 129:109.

Mirëpo, e veçanta e këtij dueli ishte rikthimi i parë i Russell Westbrook në Oklahomë me fanellat e Washingtonit, pasi që dihet se amerikani kaloj pjesën më të madhe të karrierës së tij te Thunder.

Ai bëri një nga performancat më të mira të tij individuale në këtë stinor, duke i arritur shifrat “triple double” prej 37 pikëve, 11 kërcimeve dhe 11 asistimeve.

Washingtoni nuk e filloj mbarë stinorin, mirëpo fal dyshes Westbrook-Beal tashmë është në një pozitë që ia siguron “PlayIn” dhe përmes saj mund të kualifikohen në “PlayOff”.

Takimi më interesant i mbrëmjes u zhvillua në Brooklyn.

Brooklyn Nets fitoj ndaj Boston Celtics me rezultat 109:104.

Nets vazhdojnë të jenë pa dyshen Durant dhe Harden, sidoqoftë, këtë mundësi po e shfrytëzojnë basketbollistët me prospektiv siç është Joe Harris i cili ishte më efikasi në ndeshje me 20 pikë.

Mungesa kishte edhe te Celtics, paraqitja fantastike e Jayson Tatum që ishte lojtari më i mirë në ndeshje me 38 pikë dhe 10 kërcime nuk mjaftoi për mysafirët që të arrijnë fitoren.

Rezultatet e mbrëmjes në NBA:

Miami Heat – Atlanta Hawks 103:118

Boston Celtics – Brooklyn Nets 104:109

Cleveland Cavaliers – Charlotte Hornets 102:108

Los Angeles Clippers – Houston Rockets 109:104

Washington Wizards – Oklahoma City Thunder 129:109

Denver Nuggets – Golden State Warriors 97:118

Memphis Grizzlies – Portland Trail Blazers 130:128.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat