Befason LeBron James: Nuk mendoj se do kthehem ndonjëherë në 100% të formës

Basketboll

Befason LeBron James: Nuk mendoj se do kthehem ndonjëherë në 100% të formës

Më: 1 maj 2021 Në ora: 23:38
LeBron James

LeBron James ka bërë një deklaratë interesante.

LeBron James u lëndua me 20 mars të këtij viti dhe paraqitjen e parë pas lëndimit e pati në duelin ndaj Sacramento Kings.

Por, si duket lëndimi e ka bërë dëmin e vet si fizik, ashtu edhe psikologjik.

Kjo pasi LeBron deklaroi se ai nuk mendon se do të kthehet më në 100% të formës në karrierën e tij, pasi që kjo gjë është e pamundur për trupin që të ndodhë, duke marrë parasysh edhe moshën e tij.

“Është e pamundur, unë nuk mendoj se do të kthehem ndonjëherë në 100% të formës në karrierën time”, deklaroi LeBron James.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat