Dhjetë treshet e Resmijes trup vogël, që e la kokulur serbin e Beogradit!

Basketboll

Dhjetë treshet e Resmijes trup vogël, që e la kokulur serbin e Beogradit!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2021 Në ora: 19:16
Dhjetë treshet e Resmijes trup vogël, që e la kokulur serbin e Beogradit!

Universiteti i Prishtinës (tani KB Prishtina), klubi më i suksesshëm në historinë e basketbollit femëror, ka pasur emra të mëdhenj të basketbollit në vitet e ndryshme.

Një histori interesante e klubit Universiteti, veçmas e basketbollistes Resmije Juniku në vitin 1984, e cila përveç si lojtare ishte edhe trajnere në të njëjtën kohë.

Me 11 nëntor të vitit 1984, në Novi Pazar të Sanxhakut, gjyqtari serb nga Beogradi, kishte shkuar me qëllim që t’i dëmtojë vashat prishtinase, të gjitha shqiptare në 12-she, as një serbe dhe as një malazeze!

Image

Sporti i "Rilindjes"

Siç raportonte edhe sporti i “Rilindjes” me 12 nëntor të vitit 1984, gjyqtari Petroviq e dëmtoi shumë Universitetin në sfidën me Novi Pazarin.

Megjithatë, Resmija doli në skenë dhe e mposhti edhe gjyqtarin edhe Novi Pazarin, e la Petroviqin kokulur! 

Resmija trupvogël apo vetëm 162 centimetra, të gjitha pikët i shënoi nga treshet, nga vija 6.25 centimetra. 

Dhjetë treshe dhe 30 pikë e saja shtangën gjyqtarin serb Petroviq, që nuk e realizoi qëllimin e tij.

Universiteti kishte shënuar fitore me rezultat 78:67 në kuadër të Ligës së Dytë federative të ish Jugosllavisë. 
Juniku kishte shënuar 30 pikë, e ndihmuar nga Serbeze Perani me 17, Shemsije Stublla 14, Xhevahire Mustafa 9, Xhemile Berisha 8 etj.  

Novi Pazari – Universiteti 67:78 (36:41)
Novi Pazari: Qosoviq 4, J. Bishevac 13, Çekanoviq, Demiroviq 2, S. Bishevac, Kovaçeviq 23, Gluhoviçanin, Duroviq 6, Xhambasoviq, Ikiq, Jablaniçanin dhe Angjellkoviq 19.
Universiteti: Preniqi, Perani 17, Duraku, Stublla 14, Berisha 8, Binaku, Noshaj, Juniku 30, Mustafa 9 dhe Zylfiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat