Krerët e FBK-së sot pritën në takim pune përfaqësuesit e klubeve të EBC Ligës së Femrave

Basketboll

Krerët e FBK-së sot pritën në takim pune përfaqësuesit e klubeve të EBC Ligës së Femrave

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 16:51
Krerët e FBK-së sot pritën në takim pune përfaqësuesit e klubeve të EBC Ligës së Femrave

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Komesari i Garave në FBK, Faton Kurshumlija sot në zyrat e Federatës e kanë zhvilluar një takim pune me përfaqësuesit e klubeve të EBC Ligës së Femrave.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë që FBK së bashku me klubet e elitës së basketbollit femëror në vendin tonë të bëjnë një përmbledhje për edicionin që sapo ka përfunduar dhe se çfarë mund të bëhet më mirë në edicionin e ardhshëm.

Kryetari Fetahu së pari i ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit e klubeve për punën e bërë në edicionin e kaluar, për angazhimin dhe mobilizimin në një vit pandemie, dhe se të gjithë së bashku ia kanë dal që t’i përballojnë shumë vështirësi.

Temat për të cilat është diskutuar në këtë takim pune shumë të frytshëm ishin:

· Sistemi i garave dhe kalendari për edicionin e ri;

· Liga Unike në konkurrencën e femrave;

· Kriteret për licencim dhe garim në edicionin e ri;

· Puna me gjenerata të reja nëpër klube;

· Partneriteti me Synergy Sports;

· Lojtaret e huaja;

· Pjesëmarrja e ekipeve nga Kosova në EuroCup Women (ECW).

Numri një i FBK-së tha para përfaqësuesve të klubeve se të gjitha diskutimet e bëra në këtë takim pune shumë të rëndësishëm do t’ia paraqes Bordit të FBK-së në mbledhjen që do të mbahet në fillim të javës së ardhshme.

Ndërkaq Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka folur për rëndësinë e implementimit të objektives strategjike të FBK-së, “Femrat në Basketboll” dhe se për ta implementuar këtë objektivë, Federata ka nevojë për përkrahjen e klubeve dhe të gjitha grupeve të saj të interesit.

Dushku ka thënë se krahas masivizimit të basketbollit femëror në vendin tonë, tani fokusi në pesë vitet e ardhshme duhet të jetë në ngritje të cilësisë në basketbollin në fushën e lojës, por në të njëjtën kohë duhet të punojmë që vajzat të qëndrojnë në basketboll, qoftë si lojtare, trajnere, gjyqtare apo administratore. Dushku ka shtuar se klubet dhe vajzat e kanë përkrahjen nga Federata, por se duhet të punojmë së bashku në realizimin e objektivave strategjike të FBK-së.

Duhet theksuar se gjatë kësaj jave krerët e lartë të FBK-së kanë pritur në takime të punës zyrtarët e klubeve të FIVE Star Superligës së Kosovës, Ligës së Parë të Meshkujve dhe EBC Ligës së Femrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat