Befasi në NBA

Basketboll

Befasi në NBA

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 11:31
Befasi në NBA

Basketbollisti Nikola Jokiq, që luan me ekipin e Denver Nuggets, ka fituar sot trofeun MVP të sezonit të rregullt 2020-2021 në NBA.

Kjo është hera e parë në historinë e NBA-së që këtë trofe e rrëmben një basketbollist i Denver.

Ai bëhet qendra i dytë që fiton këtë trofe pas Shaquille O’Neal. I zgjedhur në draft në vitin 2014, basketbollisti 26-vjeçar tregoi këtë sezon një formë të shkëlqyer, duke e merituar trofeun.

Jokiq grumbulloi 971 pikë, duke lënë pas Joel Embiid (Philadelphia) me 586 pikë. Ndërsa i treti u klasifikua Stephen Curry (Golden State) me 453 pikë, që la pas Giannis Antetokounmpo (Milwaukee), fituesin e dy edicioneve të fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat