Yjet e Brooklyn Nets konfirmojnë praninë

Basketboll

Yjet e Brooklyn Nets konfirmojnë praninë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 11:04
Yjet e Brooklyn Nets konfirmojnë praninë

Kur duhet edhe një muaj që të nisin Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, kombëtarja amerikane e basketbollit vijon të jetë një kantier në ndërtim. Shumë nga lojtarët kanë deklaruar se nuk do të shkojnë, si LeBron James, Anthony Davis, Donovan Mitchell etj.

Mjaft të tjerë janë ende në dilemë, si Chris Paul, Stephen Curry apo Paul George. Prania e Paul dhe George në “Dream Team” do të varet nga play off-i në NBA, pasi ekipet e tyre janë ende në garën për titull në Perëndim.

Ata që kanë konfirmuar praninë e tyre në kombëtare janë yjet e Brooklyn, Kevin Durant dhe James Harden. Një tjetër lojtar që ka dhënë “OK”-in e tij është Bam Adebayo, që luan me Miami si dhe Devin Booker, që luan me Phoenix.

Kombëtarja amerikane e basketbollit për meshkuj do të drejtohet nga i mirënjohuri Gregg Popovich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat