Besim Maxhuni: Urime 26-vjetori i gazetës ‘Bota sot’, gazetë që unë e preferoj shumë

Basketboll

Besim Maxhuni: Urime 26-vjetori i gazetës ‘Bota sot’, gazetë që unë e preferoj shumë

Nga: K.G. Më: 26 qershor 2021 Në ora: 11:12
Besim Maxhuni: Urime 26-vjetori i gazetës ‘Bota sot’, gazetë që unë e preferoj shumë

Legjenda e basketbollit të Kosovës, Besim Maxhuni, uron 26 vjetorin e gazetës “Bota sot”, duke thënë se është gazetë e shkëlqyeshme në informim të shpejt dhe korrekt të opinionit. 

Ai thotë se “Bota sot” po e bën një punë të madhe, sidomos në informimin e opinionit sportivë.

“Së parë gëzuar 26 vjetorin e gazetës “Bota sot”, një gazetë e cila gjatë këtyre viteve apo dy dekadave e gjysmë, e ka informuar popullsinë dhe të gjithë ata lexuesit e vërtetë të saj, duke dhënë informata të sakta dhe interesante. 

Është kënaqësi të lexosh duke marrë parasysh se në gazetë punojnë profesionistë të vërtetë, gazetar të cilët janë të njohur dhe dijnë të kryejnë punën në mënyrën më të mirë, me informata të sakta që bëjnë për opinionin e gjerë. 

Prandaj në përgjithësi është një gazetë që unë e preferoj shumë dhe e lexoj në internet apo kur jam në Kosovë, njëkohësisht jam një lexues i rregullt i gazetës ‘Bota sot”.

Një përshëndetje e madhe edhe për ju z. Kemajl Goca për informatat që i sillni dhe që janë të sakta, është kënaqësi të lexosh informata sportive.

Urime e i gëzofshi 26 vite me shpresë se do të vazhdoni me këtë punët ë shkëlqyeshme dhe do të jeni gjithmonë ata që do të informoni opinionin sportiv në rend të parë me lajme të sakta dhe lajme të mira”, uron Maxhuni, ish basketbollist i Trepçës dhe i Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat