Milwaukee në telashe

Basketboll

Milwaukee në telashe

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 12:03
Milwaukee në telashe

Humbja 110-88 ndaj Atlanta ka patur pasoja të rënda te skuadra e Milwaukee, pasi është dëmtuar edhe lojtari i saj më i mirë, greku Giannis Antetokounmpo. Ish-MVP i sezonit të rregullt u dëmtua në periodën e tretë, pas një kërcimi. Ai vuri keq këmbën në parket.

Diagnoza e parë është ajo e perstensioni të gjurit të majtë, por rezonanca magnetike që do të bëhet ditën e enjte do të japë një informacion më të detajuar në lidhje me shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikthimit në fushë.

Ai që e ndihmoi të dalë nga fusha ishte vëllai i tij Thanasis, që e mbante në krahë, ndërkohë që e shoqëruan edhe duartrokitjet e tifozëve të Atlanta.

Frika se mos dëmtimi do të jetë i rëndë ka trembur skuadra e Bucks, që pas 48 orësh do të luajë sfidën e pestë finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat