Basketbollisti me përvojë i bashkohet Trepçës

Basketboll

Basketbollisti me përvojë i bashkohet Trepçës

Nga: K.G. Më: 1 korrik 2021 Në ora: 17:05
Basketbollisti me përvojë i bashkohet Trepçës

Trepça nga Mitrovica po kompletohet gjithnjë e më shumë për edicionin e ri.

Klubi me renome përforcohet me basketbollistin Amin Hot. 

“Në pozitën e plejmejkerit Trepça angazhon lojtarin Amin Hot.

Amin Hot do ta bartë fanellën gjelbër e zi për edicionin 2021/2022 dhe njëkohësisht përmbyll listën e lojtarëve të huaj. 

Hot i bashkohet Trepçës si lojtar me mjaft përvojë, i cili ka zhvilluar karrierë në shtete si Greqia, Hungaria, Bullgaria, Sllovakia, Bosnja. Ai është nga Mali i Zi”, njofton KB Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat