Morina viziton Kampin Nacional, iu rrëfen për përvojën e tij si basketbollist

Basketboll

Morina viziton Kampin Nacional, iu rrëfen për përvojën e tij si basketbollist

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 22:04
Morina viziton Kampin Nacional, iu rrëfen për përvojën e tij si basketbollist

Basketbollisti i Kosovës, Gëzim Morina ka vizituar sot Kampin Nacional të Federatës së Basketbollit (FBK) që po mbahet në “Don Bosko”, në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave.

Morina para talenteve të basketbollit ka rrëfyer për përvojën e tij si basketbollit, derisa ka inkurajuar vajzat dhe djemtë të merren me basketboll, në mënyrë që një ditë të luajnë për grupmoshat e Kosovës dhe Kosovën A.

Morina ka përvojë në Slloveni, kurse së fundi me Golden Eagle Yllin fitoi titullin në Kosovë dhe Ligën Unike, kurse është pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës.

Kampi mbahet në kuadër të programit të FIBA Europe për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (Youth Development Fund/YDF). Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit të përbashkët të FIBA Europe Youth Development Fund tash e pesë vite së bashku me Federatën e Turqisë (udhëheqëse e projektit), Rumanisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në këtë projekt të përbashkët përfshihen turnetë e djemve dhe vajzave U14 në shtetet e lartpërmendura, kampet nacionale, klinikat për trajnerë, dhe punëtoritë për menaxherët e projekteve.

Federata e Basketbollit e Kosovës tash e sa vite është pjesë e Fondit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FIBA Europe, ndërsa duhet theksuar se FIBA është shumë e kënaqur me punën e FBK-së në implementimin e projektit në Kosovë, andaj çdo vit pas raporteve të dorëzuara nga FBK në FIBA, kjo e fundit gjithnjë e jep vlerësimin pozitiv për vazhdimin e projektit në vendin tonë.

Ndërkaq sa i përket Kampit Nacional duhet cekur se fëmijët e këtij kampi janë kandidatë potencialë për të qenë pjesë e Qendrës Nacionale të Basketbollit të cilën FBK planifikon ta hapë në shtator të këtij viti. Në kamp do të marrin pjesë 24 djem dhe 24 vajza, si dhe 8 trajnerë/e.

Kampi Nacional do të udhëhiqet nga Arben Krasniqi, Drejtor Teknik në FBK-së, ndërsa në këtë kamp do të punojnë trajnerët e mirënjohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat