Pushkolli: Shpresojmë në paraqitje të mira

Basketboll

Pushkolli: Shpresojmë në paraqitje të mira

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 17:23
Pushkolli: Shpresojmë në paraqitje të mira

Basketbollistet e Kosovës U20 po vazhdojnë me përgatitje para garave evropiane.

Atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë, kurse lojtaret po japin më të mirën e tyre në stërvitje. Basketbollistja e talentuar Dea Pushkolli ka folur për rrjedhën e përgatitjeve.

“Demi më tani kanë shkuar shumë dhe jemi dukë dhënë maksimumin në stërvitje në mënyrë që të kemi paraqitje sa më të mira në garat ndërkombëtare”, është shprehur Pushkolli për faqen zyrtare të FBK-së.

Kosova U20 (F) do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U20 Women's European Challengers, që do të organizohet në Shkup prej 13 deri më 18 Korrik 2021.

“Ne shpresojmë në paraqitje të mira. Sigurisht se nuk është lehtë, megjithatë ajo çfarë mund të bëjmë është të japim më të mirën tonë në këto ndeshje. Nuk ka kundërshtar të lehtë, sidomos ndaj Rumanisë dhe Sllovakisë, por ne do të mundohemi për paraqitje të mira në këto gara”, shtoi tutje basketbollistja, e cila luan në SHBA.

Kosova do të luajë në grup me Rumaninë, Sllovakinë, Luksemburgun dhe Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat