Ukaj: Grup i vështirë, por do të japim më të mirën tonë

Basketboll

Ukaj: Grup i vështirë, por do të japim më të mirën tonë

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 15:32
Ukaj: Grup i vështirë, por do të japim më të mirën tonë

Kosova U20 te femrat nuk do ta ketë aspak lehtë në U20 Women's European Challengers, që do të organizohet në Shkup prej 13 deri më 18 Korrik 2021.

Kosova do të luajë në grup me Rumaninë, Sllovakinë, Luksemburgun dhe Maqedoninë e Veriut.

Sidoqoftë, basketbollistet e Kosovës U20 kanë stërvitur maksimalisht dhe shpresojnë në paraqitje pozitive.

Njëra ndër to është edhe Tringa Ukaj. “Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe kemi dhënë më të mirën tonë në mënyrë që të jemi të gatshme për garat që na presin”, është shprehur Ukaj për faqen zyrtare të FBK-së.

20 vjeçarja së fundi u transferua në Suedi, duke qenë pjesë e skuadrës Hogsbo Basket, kurse në Kosovë fitoi titullin me Penzën dhe me AA Kerasan Prishtinën fitoi Kupën e Ligës së Parë.

“Shpresojmë se do të bëjmë paraqitje sa më të mira në Shkup. Angazhimi nuk do të mungoj. Edhe pse nuk do të kemi aspak lehtë, megjithatë do të japim maksimumin në këto sfida”, shtoi tutje Ukaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat