Orari i Kosovës U20, e fillojnë ndaj Sllovakisë dhe e mbyllin ndaj Maqedonisë Veriore

Basketboll

Orari i Kosovës U20, e fillojnë ndaj Sllovakisë dhe e mbyllin ndaj Maqedonisë Veriore

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 11:12
Orari i Kosovës U20, e fillojnë ndaj Sllovakisë dhe e mbyllin ndaj Maqedonisë Veriore

Kosova U20 (F) do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U20 Women's European Challengers, që do të organizohet në Shkup prej 13 deri më 18 Korrik 2021. Kosova do të luajë në grup me Rumaninë, Sllovakinë, Luksemburgun dhe Maqedoninë e Veriut.

FIBA Evropa ka vendosur që mos të ketë ngritje apo rënie nga Divizione. Vashat dardane do të luajnë vetëm ndeshjet në grupe. Takimet do të zhvillohen në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Sfida e parë për Kosovën U20 do të jetë ndaj Sllovakisë, të martën (nesër) nga ora 17:00. Dita e mërkurë do të jetë pushim, për të vazhduar të enjten ndaj Luksemburgut, përballje që zhvillohet nga ora 17:00. Takimi i tretë do të jetë të shtunën nga ora 17:00 ndaj Rumanisë dhe sfida e fundit të dielën ndaj Maqedonisë Veriore, nga ora 21:00.

Orari

13 Korrik

17:00 Sllovakia-Kosova

15 Korrik

17:00 Kosova-Luksemburgu

17 Korrik

17:00 Rumania-Kosova

18 Korrik

21:00 Maqedonia Veriore-Kosova

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat