Stublla: Ëndrrën që nuk e kam realizuar unë, mund ta jetësoni ju

Basketboll

Stublla: Ëndrrën që nuk e kam realizuar unë, mund ta jetësoni ju

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 12:03
Stublla: Ëndrrën që nuk e kam realizuar unë, mund ta jetësoni ju

Basketbollistet e Kosovës A po stërviten dy herë në ditë para debutimit në arenën ndërkombëtare.

Vashat e Kosovës do të debutojnë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro, që mbahet nga 20 deri më 25 Korrik.

Vashat dardane janë në grup me Qipron dhe Luksemburgun. Nënkryetarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Linda Shala, para lojtareve dhe stafit ka prezantuar Shemsije Stubllën, e cila ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Universitetit të Prishtinës. “Shema ka luajtur në këtë palestër me shumë tifozë, më pas ka shkuar në Slloveni, ku ka luajtur dhe tani është trajnere për vajza të vogla dhe nënë e suksesshme e dy vajzave. Jam e lumtur që gjendem me të”, u shpreh Shala.

Ndërkohë, Shemsije Stublla ka mbajtur një fjalim shumë domethënës. “Më vjen mirë që po ju shoh. Ajo çka dua të them është se, kjo për ju do të thotë shumë. Unë ju kam lakmi. Vetëm këtë gjë nuk e kam arritur. Të vetëm ëndërr që nuk e kam plotësuar, është të luaj për Kosovën. Ju duhet të jeni krenare me veten tuaj. Jam e sigurt se do të keni suksese.

Mos u ngarkoni dhe kënaquni në ndeshje. Unë kam luajtur deri në moshën 35 vjeçare. Edhe tani luaj si veterane dhe kam marrë pjesë në shumë gara ndërkombëtare.

Edhe sot kur luaj, është si më parë, fitoren e shijoj si dekada më parë. Luani, kënaquni dhe mos u ndalni asnjëherë nga basketbolli, sepse gratë janë shumë të forta”, ka deklaruar Stublla para vashave të Kosovës.

Shesmije Stublla ka luajtur për Universitetin e Prishtinës deri në vitin 1989 për t’u transferuar më pas në Maribor. Ajo ka qenë lojtare aktive deri në vitin 2000, ndërsa tani jeton dhe vepron në Slloveni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat