Kryeziu rikthehet te KB Bashkimi

Basketboll

Kryeziu rikthehet te KB Bashkimi

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 17:22
Kryeziu rikthehet te KB Bashkimi

KB Bashkimi ka kompletuar transferimin e tretë për këtë afat kalimtar, shkruan Zeri. Pas Valon Bunjakut e Andi Shehut, klubit prizrenas i është bashkuar edhe Edmond Kryeziu.

Për Kryeziun është ky një rikthim në “Sezai Surroi”, pasi që në sezonin 2017/18 ishte shpallur kampion me “Arpagjik’t”.

“Pas Valon Bunjakut dhe Andi Shehut, ekipit tonë i është bashkuar edhe një tjetër ish basketbollist i yni.

Edmond Kryeziu ka qenë pjesë e ekipit kampion të Bashkimit në stinorin 2017/18 dhe nënkampion i Ligës Ballkanike në po të njëjtin stinor.

Ai tani është rikthyer në Prizren për të ngritur kupa të tjera me klubin e qytetit” – thuhet në njoftimin e KB Bashkimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat