Peja shumë afër vazhdimit të bashkëpunimit me dyshen Berisha – Shoshi

Basketboll

Peja shumë afër vazhdimit të bashkëpunimit me dyshen Berisha – Shoshi

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 23:20
Dardan Berisha dhe Lis Shoshi

KB Peja po punon që ti mbaj në ekip dy yjet e saj edhe për sezonin e ardhshëm.

Peja synon që në sezonin e ri të luftojë në disa fronte.

Klubi ‘verdh e zi’, do të garojë në Superligën e Kosovës, Ligën Unike dhe Ligën Ballkanike sezonin e ardhshëm, përfshirë këtu edhe dy trofetë tjerë vendorë Kupën dhe Super Kupën.

Lajmi.net ka mësuar përmes burimeve brenda ekipit pejanë se janë shumë afër marrëveshjes së vazhdimit të kontratave me Dardan Berishën dhe Lis Shoshin.

Dy basketbollistët kanë qenë kyç për ekipin sezonin e kaluar duke dominuar me statistika dhe dëshirojnë ti kenë sërish në formacion që të luftojnë për disa trofe sezonin e ri.

Nësë gjithçka shkon sipas planit të tyre, Berisha dhe Shoshi së shpejti do të nënshkruajnë kontratat e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat