Peja e rikthen Sirkon

Basketboll

Peja e rikthen Sirkon

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 15:10
Peja e rikthen Sirkon

Klubi i basketbollit Peja është duke u mobilizuar në prag të fillimit të sezonit të ri.

Verdhezinjtë kanë njoftuar sot se e kanë rikthyer basketbollistin Henrik Sirko, i cili e pati një sezon fantastik në Kroaci me Sibenikun.

Ndër të tjera, klubi nga Rrafshi i Dukagjinit e ka vazhduar kontratën me qendrën Lis Shoshi, i cili i mbrojti ngjyrat e këtij ekipi edhe sezonin e kaluar. Gjithashtu, edhe fundori Leonard Mekaj do ta vazhdojë eksperiencën tek Peja.

Verdhezinjtë janë riorganizuar dhe synojnë të jenë protagonistë në sezonin e ri të Superligës së basketbollit. Sezonin e kaluar, pejanët shkuan deri në finale të “play-offit”, ku u mposhtën nga Golden Eagle Ylli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat