Alcegaire përforcon Rahovecin

Basketboll

Alcegaire përforcon Rahovecin

Nga: K.G. Më: 13 gusht 2021 Në ora: 23:35
Alcegaire përforcon Rahovecin

Rahoveci vazhdon me përforcime dhe gjithnjë me synime që të jetë i kompletuar në të çdo repart për edicionin e ri.

“Vazhdon përforcimi e konsolidimi gradual i skuadrës!

Wes Alcegaire është basketbollisti më i ri i skuadrës sonë. 

Një lojtar me goxha përvojë në arenën ndërkombëtare, respektivisht FIBA Europre Cup, na bashkohet në rrugën drejt suksesit.

26 vjeçari luan në pozitën 3, teksa në të kaluarën ka djersitur edhe fanellën e skuadrës Inter Bratislava në elitën sllovake të basketbollit.

Ai do të jetë vlerë e shtuar për ekipin tonë, në prag të fillimit të edicionit të ri”, njofton KB Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat