FIBA U16, Gjibraltari befason Shqipërinë

Basketboll

FIBA U16, Gjibraltari befason Shqipërinë

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 16:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Shqipëria e ka nisur me humbje befasuese Kampionatin e Basketbollit FIBA U16 në Prishtinë.

Kuqezinjtë pësuan disfatë nga Gjibraltari me rezultat 52:56 në një ndeshje dramatike deri në sekondat e fundit.

Trajneri i Shqipërisë Besim Dervishaj duke folur për KosovaPress pas ndeshjes u shpreh i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tij duke pranuar se ishte numri i madh i gabimeve të lojtarëve që solli disfatën.

Dervishaj: Humbëm për shkak të gabimeve

"Nga loja nuk mund të them asnjë koment sepse nuk është kjo skuadra që kemi. Nuk e di pse e tillë situatë. Humbëm sepse bëmë ne gabime. Nuk është se kundërshtari luajti më mirë dhe fitoi. Ne bëmë shumë gabime dhe është faji ynë që humbëm...Ishte një bllokim, nuk e di, komplet i skuadrës, jo i lojtarëve. Jo një ose dy lojtarëve, por komplet skuadra", tha Dervishaj.

Ai shtoi se skuadra e tij pas kësaj humbjeje do të synojë paraqitje të mira në ndeshjet e radhës.

Dervishaj: Synojmë paraqitje të mira në ndeshjet e radhës

"Normalisht, paraqitje sa më të mira, pastaj rezultatet vijnë mbrapa...Të shohim se si do të shkojë", tha ai.

Ndeshjen e radhës Shqipëria do ta zhvillojë kundër Luksemburgut të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat