Kosova në grup me Danimarkën dhe Norvegjinë

Basketboll

Kosova në grup me Danimarkën dhe Norvegjinë

Nga: K.G. Më: 20 gusht 2021 Në ora: 12:46
Kosova në grup me Danimarkën dhe Norvegjinë

Kombëtarja e Kosovës është në grupin C me Danimarkën dhe Norvegjinë, në kuadër të parakualifikueseve për FIBA Eurobasket 2025.

Një grup i vështirë për Kosovën. Djelmoshave tanë iu mbetet që të përgatiten sa më mirë për këto sfida.

Danimarka dhe Norvegjia nuk janë edhe aq të panjohura për Kosovën.

Shorti është hedhur në Gjermani.

Kombëtaret lidere do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm, si dhe vendi i dytë më i mirë nga të tri grupet. Në grupin me katër shtete, vendit të dytë nuk do t’i llogariten rezultatet nga ndeshjet me vendin e fundit.

Kosova do të zhvillojë dy ndeshje në shtëpi dhe dy mysafirë.

Takimet zhvillohen në dritaret në 25-28 Nëntor 2021, 24-27 Shkurt 2022 dhe 30 Qershor-3 Korrik 2022.

Në short ka qenë i pranishëm Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat