KB Bashkimi nënshkruan me amerikanin

Basketboll

KB Bashkimi nënshkruan me amerikanin

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 14:55
KB Bashkimi nënshkruan me amerikanin

Basketbollisti amerikan, Richaud Gittens, është përforcimi i ri te skuadra e Bashkimit.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi, përmes një postimi në faqen zyrtare “Facebook”.

Gittens vjen nga skuadra Barreirense, me të cilën ka luajtur në kampionatin portugez, ndërsa para saj ka luajtur edhe në skuadra të ndryshme nga NCAA.

Ai është 193 cm i gjatë dhe luan në pozitën tre.

Ai te ekipi portugez ka luajtur me një mesatare prej 14.7 pikëve për ndeshje.

Ai është amerikani i dytë te Bashkimi pas Julien Lewisit, i cili u zyrtarizua të martën.

Kujtojmë se, sezoni i ri në Superligën e Kosovës nis në mesin e muajit shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat