Mini afat kalimtar i jashtëzakonshëm për t'u regjistruar në Ligën e Parë

Basketboll

Mini afat kalimtar i jashtëzakonshëm për t'u regjistruar në Ligën e Parë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 13:02
Mini afat kalimtar i jashtëzakonshëm për t'u regjistruar në Ligën e Parë

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim që të hap një mini-afat kalimtar (të jashtëzakonshëm) për lojtarët vendorë që kanë mbetur pa angazhman për në Ligën e Parë të Meshkujve.

Ky afat vlen vetëm për lojtarët të cilët janë pa angazhim dhe vlen për tu transferuar në Ligën e Parë të Meshkujve dhe në asnjë ligë tjetër.

Ky mini-afat do të zgjas prej 8 deri më 10 Shtator 2021.

Të gjitha klubet e interesuara mund t’i regjistrojnë lojtarët deri të premten (10 Shtator).

Në Ligën e Parë në basketboll në këtë edicion do të garojnë dhjetë skuadra: Borea, Feronikeli, AS Prishtina, Prishtina e Re, Vushtrria, Dardanët, Istogu, Marigona Hill Prishtina , Vëllaznimi dhe NEW Basket.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat