FBK dënon zyrtarin e klubit të Trepçës, i ndalohet përjetësisht aktiviteti

Basketboll

FBK dënon zyrtarin e klubit të Trepçës, i ndalohet përjetësisht aktiviteti

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 19:37
FBK dënon zyrtarin e klubit të Trepçës, i ndalohet përjetësisht aktiviteti

FBK ka qenë e pamëshirshme për KB Trepçën pas incidentit në ndeshjen e Superligës ndaj Prizreni 16.

Ndeshja në “Minatori” nuk përfundoi mirë në fundjavë ku u lëndua edhe një basketbollist i mysafirëve.

Këto janë dënimet që iu dhanë KB Trepçës:

KB Trepça është dënuar me 1800 Euro.

D.Hajrizi, B.Zekiqi dhe V.Haxhiu janë dënuar me nga një ndeshje moslojë si dhe nga 600 euro.

Bujar Istrefi, zyrtar i KB Trepça është dënuar përjetësisht me ndalesë të ushtrimit të aktivitetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat