Nets-at duan të mbajnë gjatë Tre të Mëdhenjtë

Basketboll

Nets-at duan të mbajnë gjatë Tre të Mëdhenjtë

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 11:50
Nets-at duan të mbajnë gjatë Tre të Mëdhenjtë

Brooklyn Nets janë të gatshëm të shkruajnë emrin e tyre në librat e historisë së NBA, por që kjo të ndodhë skuadra njujorkeze duhet të mbajë Tre të Mëdhenjtë edhe për disa vjet të tjera. Bëhet fjalë për Kevin Durant, James Harden dhe Kyrie Irving. Për momentin, Nets-at kanë siguruar për katër vitet e ardhshme shërbimet e Durant, për 198 milionë dollarë. Tani kërkojnë më ngulm të përsëritin të njëjtin operacion me dy “yjet” e tjerë.

Nets do të duhet të presin për të mbyllur rinovimin e “Mjekroshit”, i cili, tani për tani, ka kërkuar kohë për të menduar për të ardhmen e tij, siç siguroi në një intervistë me ESPN:

“Po marr kohën time, duke menduar për gjithçka. Kurrë nuk kam qenë agjent i lirë në karrierën time. Tani për tani dua të përqendrohem në fitimin e kampionatit.

Do të jetë e vështirë për mua të largohem nga këtu, nga Kevin Durant dhe Kyrie Irving. Mendoj se këtë sezon do të përqendrohem në fitimin e kampionatit”.

Në ambientin e Brooklyn Nets janë shumë optimistë dhe flasin për biseda “shumë pozitive” në lidhje me zgjatjen e kontratës së dy “yjeve” të tyre. Harden dhe Irving janë janë afër dhënies së dakordësisë mbi kushtet e një marrëveshjeje të re me kohëzgjatje katërvjeçare.

“Ne kemi pasur biseda shumë pozitive me të dy lojtarët. Po presim e padurim të ulemi me ta gjatë dy javëve të ardhshme. Ata e dinë saktësisht se si ndihemi dhe mendoj se e kanë shprehur dëshirën e tyre për të qenë pjesë e këtij projekti dhe për ta ndërtuar së bashku. Mendoj se kemi mundësinë për të bërë diçka e veçantë këtu,” – deklaroi Sean Marks, menaxheri i përgjithshëm i Brooklyn Nets/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat