Teuta bën dy përforcime të tjera

Basketboll

Teuta bën dy përforcime të tjera

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 14:39
Teuta bën dy përforcime të tjera

Nis sot në mbremje Kampionati Kombëtar i Basketbollit, me ndeshjet e javës së parë të Superligës, ku luajnë 6 ekipet më të mira. Një kampionat që parashikohet i fortë dhe rivalitet, teksa janë 3-4 skuadra pretendente për titull.

Në javën e parë spikatin duelet Kamza Basket-Teuta e Tirana-Vllaznia, që synojnë trofetë këtë sezon. Interesant edhe derbi kryeqytetas Dinamo-Partizani. Takimet e javës së parë Kategorisë së Parë për meshkuj e femra do të luhen më 15-16 tetor.

Gjatë orëve të fundit, ekipi i Teutës kampion për meshkuj ka konfirmuar dy afrime të tjera në merkato.

Bëhet fjalë për amerikanin Tamas Bruce (26 vjeç) dhe serbin Milic Blagojevic (30 vjeç), që prite të debutojnë me “djemtë e detit”.

Superliga Meshkuj, java e parë

Dinamo – Partizani, 17:30

Kamza Basket – Teuta, 19:00

Tirana – Vllaznia, ora 20:00

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat