Superkupa Mbarëkombëtare e meshkujve në Durrës dhe Shkodër

Basketboll

Superkupa Mbarëkombëtare e meshkujve në Durrës dhe Shkodër

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 17:11
Superkupa Mbarëkombëtare e meshkujve në Durrës dhe Shkodër

Superkupa Mbarëkombëtare në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohet në dy qytetet shqiptare, Durrës dhe Shkodër.

Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen më 16 Tetor, kurse finalja më 17 Tetor në ora 19:00 në Shkodër.

Takim shumë interesant pritet ndërmjet Teutës së Durrësit dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra nga Durrësi fitoi titullin dhe Kupën në Shqipëri, edicionin e kaluar, kurse Ylli është kampion i Ligës Unike dhe Kosovës. Sfida pritet të jetë shumë interesante me të dy skuadrat që e duan trofeun e parë të Superkupës Mbarëkombëtare.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ndërmjet dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Vllaznisë nga Shkodra dhe Sigal Prishtinës. Shkodranët do të kenë përkrahjen e publikut, ndërsa skuadra më e trofeshme kosovare, dëshiron të shtojë edhe një trofe në sirtarin e saj.

Kjo është hera e parë që organizohet Superkupa Mbarëkombëtare nga Liga Unike, e ndihmuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Basketbollit.

Orari

16 Tetor

Durrës: Pallati i Sporteve “Ramazan Njala”

17:00 Teuta - Golden Eagle Ylli

16 Tetor

Shkodër: Pallati i Sporteve “Qazim Dërvishi”

20:30 Vllaznia - Sigal Prishtina

17 Tetor

19:00 Finalja

Shkodër: Pallati i Sporteve “Qazim Dërvishi"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat