Shemsie Stublla me post të ri, këto janë vendimet e Bordit të FBK-së

Basketboll

Shemsie Stublla me post të ri, këto janë vendimet e Bordit të FBK-së

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 15:26
Shemsie Stublla në vitet e 80-ta

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 01.11.2021 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim: 1. I ka miratuar Propozicionet e Kupës së Kosovës për edicionin 2021/22.

2. Ka vendosur që afati kalimtar dimëror për basketbollistët/et vendorë/e të hapet prej 20 deri më 30 Dhjetor 2021.

3. E ka miratuar kërkesën e përfaqësuesit të Kosovës, Alban Veseli për regjistrim të parë në këtë edicion garues. Regjistrimi do të jetë i vlefshëm nga data 15 Nëntor 2021.

4. E ka miratuar Raportin Financiar për periudhën 01 Janar - 01 Tetor 2021.

5. E ka miratuar Raportin e Punës për Qendrën Nacionale të Basketbollit, projekt ky i sapo filluar nga FBK dhe i rëndësisë së veçantë.

6. E ka miratuar Raportin e Punës për gjashtë mujorin e parë të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025 të përgatitur nga FBK në bashkëpunim me FIBA-n.

7. E ka miratuar propozimin e Kryetarit të FBK-së, z. Arben Fetahu për emërimin e znj. Shemsije Stublla në pozitën e anëtares së Bordit të FBK-së.

8. E ka emëruar znj. Vlora Braha si Person Kontaktues për Integritet (Single Point of Contact for Integrity/SPOC) në Federatën e Basketbollit të Kosovës.

9. E ka miratuar kërkesën e Ligës UNIKE në lidhje me pagesat e dënimeve. FBK do të jetë garantuese e dënimeve të klubeve të FBK-së që garojnë në këtë ligë duke ua zbatuar ato në FBK.

10. E ka miratuar propozimin për fillimin e bashkëpunimit të FBK-së me Junior NBA në Kosovë.

Vendimet hyjnë në fuqi në ditën e miratimit të tyre.

Në emër të Bordit të FBK-së, njofton Arben Fetahu, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat