Liga Unike/Xhiro e tretë mbyllet me dy ndeshje interesante

Basketboll

Liga Unike/Xhiro e tretë mbyllet me dy ndeshje interesante

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Xhiro e tretë e Ligës Unike do të sjell dy duele mjaft interesante, ku do të takohen dy skuadrat e Kosovës me ato të Shqipërisë. 

Sfida e parë që do të luhet gjatë ditës së sotme është ajo mes Pejës dhe Kamza Basket, duel ky që fillon nga ora 17:00 dhe zhvillohet në Pejë.

Pejanët kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, ndërsa skuadra nga Kamza, e ka nisur mirë edicionin e ri në Ligën Unike me dy fitore, kurse Verdhezinjë kanë një fitore dhe humbje.

Ndërkohë sfida tjetër luhet në Durrës, ku skuadra e Teutës i bën konak kampionit Golden Eagle Yllit, në sfidën që fillon nga ora 19:00.

Dy skuadrat ishin ndeshur në gjysmëfinale të Superkupës Mbarëkombëtare, ku kishin fituar therandasit, që janë favoritë edhe për këtë ndeshje.

Skuadra nga Durrësi ka një fitore dhe një humbje, ndërsa Ylli ka dy fitore në dy ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat