Rikthehet tek fitorja Milwaukee

Basketboll

Rikthehet tek fitorja Milwaukee

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 11:10
Rikthehet tek fitorja Milwaukee

Janë luajtur vetëm 3 ndeshje mbrëmjen e djeshme në NBA. Rikthehet tek fitorja Milwaukee, që me një Giannis Antetokounmpo në formë të shkëlqyer, mposht Philadelphian.

Utah mposht Atlantan për herë të dytë brenda 5 ditëve, ndërsa Clippers-at marrin fitoren e pestë radhazi, pasi kalojnë me sukses sfidën kundër Portlandit.

Me një skuadër të përgjysmuar, pasi mungonin lojtarët e saj kryesor (Embiid, Simmons dhe Harris), Philadelphia nuk arrin ti bëjë ballë Milwaukee dhe mposhtet në shtëpi 109-118. Miqtë arrijnë fitoren e dytë në 7 ndeshjet e fundit në kampionat, të udhëhequr nga Giannis Antetokounmpo, që realizon 31 dhe 16 rebounde. Në fitoren e Bucks-ave japin kontribut edhe Grayson Allen (25 pikë) dhe Bobby Portis (19 pikë). Tyrese Maxey shënon 31 pikë për vendasit, por nuk mjaftojnë për të evituar humbjen.

Brenda pak ditësh, Utah mposht Atlantan për herë të dytë. Donovan Mitchell realizon 27 pikë për vendasit, ndërsa Bojan Bogdanovic dhe Jordan Clarkson shënojnë 16 pikë secili. Miqtë pësojnë humbjen e pestë radhazi në kampionat, ndonëse Kevin Huerter realizon 28 pikë dhe Trae Young 27 pikë.

24 pikët e Paul George, edhe një herë shënuesi më i mirë i skuadrës nga Los Angeles, i japin Clippers-ave fitoren e pestë radhazi në NBA. Reggie Jackson (23 pikë) dhe Nicolas Batum (22 pikë) janë gjithashtu vendimtarë për vendasit.

Portland pëson humbjen e radhës në transfertë, të 5-n në po aq takime të luajtura. Damian Lillard shënon 27 pikë për miqtë, ndërsa Norman Powell 23, por sërish nuk mjaftojnë për të marrë suksesin e parë larg shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat